Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka marrë lajme të mira përpara derbit të Italisë përballë Interit të dielën në mbrëmje në “San Siro”.
Federico Chiesa i është rikthyer stërvitjeve me skuadrën, më sulmuesin e përfaqësueses italiane që është plotësisht i rikuperuar nga dëmtimi.
Një lajm tjetër i mirë për Allegrin vjen edhe nga Weston McKennie, i cili ka kapërcyer të gjitha shqetësimet dhe është duke u stërvitur me bardhezinjtë.
Gjithashtu, optimiste është situata edhe për mesfushorin Adrien Rabiot. Rikthimi i francezit në grup në fakt është planifikuar për ditën e enjte.
E vetmja mungesë e sigurt për Juventusin në ndeshjen e ardhshme është ajo e Arkadiusz Milik, që u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Empolit në kampionat.
Derbi i Italisë, Inter-Juventus, pritet të luhet më datë 4 shkurt, me sfidën që mund t’i japë një rrjedhë tjetër kampionatit. Zikaltrit janë 1 pikë para Juventusit dhe me një ndeshje më shumë për të luajtur.
Një fitore e skuadrës së Inzaghit i shkëput disi nga vendi i dytë, ndërsa nga ana tjetër Juventusi duhet të dalë më pikë të plota ose të paktën mos humbë që të mos shkëpusë kontaktet me kreun.