E pabesueshme ajo që ndodhi në klubin e SudTirol mëngjesin e së mërkurës.
Siç raportohet nga “TGR Rai Alto Adige”, klubi tirol i jugut shkarkoi sot mesfushorin e ri Amney Moutassime, i lindur në vitin 2004 dhe që luan për të rinjtë e klubit bardhekuq.
Ky vendim erdhi pasi lojtari, në bashkëpunim me dy miqtë e tij, vodhi makinën e njërit prej shokëve të tij të skuadrës.
Por nuk mbeti me kaq.
Pasi u zbulua nga policia, futbollisti u bë protagonist i një ndjekjeje të çmendur me mbi 100 kilometra në orë në qendër të qytetit dhe sapo u ndalua nga policia, u gjet edhe pa patentë.
Klubi kështu vendosi ta shkarkojë atë për shkelje të kodit të etikës dhe Moutassime do të duhet të përgjigjet para organeve kompetente për vjedhjen e makinës dhe për rezistencë.