Shkupi po përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit maqedonas, me synime që të fitojë titullin e kampionit.
Shkupi ka barazuar me rezultat 1:1 me skuadrën polake Ruch në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Antalia.
Barazimi ishte në plan të dytë por që të shihet se ku janë mangësitë në secilën repart.
Shkupi është në vend të dytë me 38 pikë e ka një më pak se kampioni vjeshtor Struga Trim Lum dhe 4 më shumë se Shkëndija në pozitën e tretë pa 18 jave në kampionatin maqedonas.