Bayer Leverkusen synon edhe ish-sulmuesin e Real Madrid!
Bayer Leverkusen nuk heq dorë nga merkato dhe objektivi mbetet përforcimi i sulmit.
Së fundmi, mediet franceze kanë raportuar për një interesim të “aspirinave” për sulmuesin e PSG, Marco Asensio.
Ish-lojtari Real Madrid kaloi një periudhë dëmtimi, por edhe pas rikthimit ka gjetur pak hapësira me Luis Enrique-n, teksa po përflitet për një huazim të thjeshtë deri në fund të sezonit.