Volejbollistja amerikane, Crystal Child, ka nënshkruar me KV Ferizajn, që garon në Superligën B të Kosovës (femrat).
Është një përforcim i madh për Ferizajn që synon rezultate më të mira në pjesën e dytë të kampionatit.
“Klubit tonë i bashkohet edhe një tjetër amerikane, është fjala për lojtaren Crystal Child.
Ajo ka luajtur 4 vite ne Universiteti Clemeston, më pas është transferuar në Universiteti Radford për 5 vite tjera dhe tani është pjesë e ekipit tonë.
Ne shpresojmë në suksese dhe arritjen e objektivave tona”, njofton Ferizaj.