Ballkani transferon brazilianin Queven

Futboll

Ballkani transferon brazilianin Queven

Më: 31 janar 2024 Në ora: 19:15
Pamje nga prezantimi

Ballkani ka konfirmuar zyrtarisht se kanë transferuar Queven da Silva Inacion.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kampioni i Superligës së Kosovës bëri të ditur se mesfushori është përforcim për garën e tyre për titull.

Ballkani e ka fituar që dy vite radhazi trofeun më të rëndësishëm në elitën e futbollit kosovar, ndërsa janë në rrugë të mbarë për ta fituar për herë të tretë radhazi.

"Braziliani Queven da Silva Inácio, është futbollisti i radhës që i bashkohet kampionëve tanë.

25 vjeçari e forcon edhe më shumë mesfushën tonë, drejt ambicieve që kemi në kompeticionet në të cilat synojmë të triumfojmë", njofton FC Ballkani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat