Dy përforcime për Bylisin.
Klubi ballshiot ka prezantuar sot Bruno Pujën dhe Victor Juffon si lojtarët më të rinj të skuadrës.
I pari luan si portier dhe vjen nga Erzeni, ekip ku u transferua në datën 11 janar, pikërisht nga Bylisi.
Tashmë rikthehet sërish në Ballsh.
24-vjeçari nga Kavaja ka luajtur më parë edhe me Egnatian, Kastriotin dhe Besën. Ndërkohë, braziliani Juffo vjen të përforcojë repartin ofensiv të Bylisit.
30-vjeçari, i cili bën rolin e mesfushorit të avancuar, sulmuesit të dytë dhe të krahut të djathtë, ka veshur fanellat e Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut dhe Flamurtarit në Shqipëri.
Dy përforcime të rëndësishme për misionin Superiore për skuadrën e drejtuar nga Arjan Bellai.