Japonia ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Azisë.
Ekipi i drejtuar nga Hajime Moriyasu në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në "Al Thumama Stadium" ka fituar nga Bahreini me rezultat 3-1.
Doan (31'), Kubo (49') dhe Ueda (72') kanë realizuar për skuadrën japoneze.
Golin e vetëm për Bahreinin e ka realizuar gjithashtu një japonez, i cili ka qenë autogol i Suzuki (64').
Ndeshja tjetër e 1/16 të finales e cila zhvillohet sonte është mes Iranit dhe Sirisë.