Marash Kumbulla mund të quhet lojtari më i ri Sasuolos.
“Tuttomercatoëeb”-i njofton se Roma dhe Sasuolo kanë arritur marrëveshjen mes tyre.
Ditën e nesërme, mbrojtësi shqiptar do të udhëtojë për të kryer vizitat mjekësore.
23-vjeçari ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me fanellën e Romës këtë sezon, teksa së fundmi është rekuperuar nga dëmtimi i vështirë që pësoi në pranverën e shkuar.
Sasuolo ka hasur vështirësi në fazën e mbrojtjes në këtë sezon dhe Marash Kumbulla shihet si alternativa e duhur për të përforcuar prapavijën.