Lugano e Grasshoppers ndahen në paqe, me rezultat 0:0.
Ky ishte edhe derbi mes shqiptarëve.
Amir Abrashi (kapiten) e Florian Hoxha, e nisën ndeshjen nga minuta e parë për Grasshoppersin sikur edhe portieri Amir Shaipi e futbollistët Albian Hajdari, Uran Bislimi për Luganon.
Hoxha është zëvendësuar në minutën e 85-të dhe Kreshik Hajrizi futet në lojë në minutën e 75-të për Luganon.
Abrashi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 35-të.
Grasshoppers është në vend të tetë me 25 pikë e Lugano në të pestin me 30 pas 21 jave në kampionatin zviceran.