Dukagjini i Klinës ka konfirmuar largimin e dy futbollistëve nga radhët e veta.
Klinasit kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje me dy sulmuesit e tyre, Arbër Çyrbja dhe Marclei Santos.
Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku i ka falënderuar dy futbollistët për kontributin e dhënë deri më tani.
"Faleminderit Arbër Çyrbja dhe Marclei Santos
Ju njoftojmë që më marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me Marclei Santos dhe Arbër Çyrben.
I falënderojmë për kohën dhe kontributin sa ishin pjesë e klubit", njofton FC Dukagjini.