Sulmuesi shqiptar, Rubin Hebaj zyrtarizohet në Arabinë Saudite te skuadra e divizionit të parë Al Orubah.
Shkodrani së fundmi ishte pjesë e Andijon në Uzbekistan, aty ku shkëlqeu duke fituar edhe Topin e Artë falë 12 golave në 24 ndeshje.
Tashmë, 25-vjeçari do të startojë një aventurë të re në Arabinë Saudite.
Kujtojmë se në të kaluarën në Arabinë Saudite është aktivizuar edhe Sokol Cikalleshi.