Rikthim i madh në Serie A

Futboll

Rikthim i madh në Serie A

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 12:01
Manolas

Rikthim i madh në Serie A, Manolas pranë marrëveshjes me klubin italian!

Po afrohet rikthimi në Itali i qendërmbrojtësit ekspert Kosta Manolas.

Ish-lojtari i Romës është duke negociuar me Hellas Verona, gati për të rikthyer në Serie A lojtarin grek i cili më parë kishte veshur fanellat e Romës dhe Napolit.

32-vjeçari ka qenë më parë në kontakte edhe me Sassuolo apo Salernitana, por duket se Verona po bën hapin konkret për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat