Bayerni nuk ndalet

Futboll

Bayerni nuk ndalet

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 14:25
Kristof Frojnd

Skuadra e Bajernit të Mynihut nuk ndalet në merkaton e janarit duke finalizuar dy goditje për të tashmen dhe të ardhmen e skuadrës.

Mëngjesin e sotëm në Mynih mbërriti Barajan Saragoza.

Sulmuesi i krahut i Granadës ishte blerë ngë bavarezët (për 15 milionë euro) pak muaj më parë dhe kontrata e tij e re merrte jetë nga 1 korriku i këtij viti.

Por dëmtimet e Gnabri dhe Koman kanë detyruar Kristof Frojndin që të djegë etapat dhe të nisë të tjera negociata me Grandadën për të lënë të lirë 24-vjeçarin që tani.

Për të mundësuar diçka të tillë Bajernit i është dashur që të paguajë 3.5 milionë euro shtesë në arakat e skuadrës ku militon edhe Myrto Uzuni. Madje shifra në fjalë nuk është finale pasi mund t’i shtohen edhe disa qindra mijëra euro të tjerë nëse bavarezët arrijnë objektiva të rëndësishëm këtë sezon.

Po sot Bajerni ka zyrtarizuar edhe blerjen e sulmuesit të ri të talentuar suedez Jonah Kusi-Asare.

16-vjeçari i ka kushtuar klubit 4.5 milionë euro. Në kontratë parashikohen edhe 2 milionë euro të tjerë në formë bonusesh. Kusi-Asare do t’i bashkohet Bajern Campus dhe vetëm pas një ose dy vitesh është projektuar që të stërvitet me ekipin e të rriturve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat