Getafe dhe Reali i Madridit do të takohen sonte në mbrëmje në “Coliseum” (21:00), në ndeshjen e prapambetur të javës së 20- të, e cila u shty për shkak të pjesëmarrjes së skuadrës “Merengue” në Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite. Më poshtë disa nga faktet më të spikatura të këtij derbi të Madridit, sipas Opta:
– Getafe ka humbur 17 nga 20 ndeshjet e fundit me Realin e Madridit në La Liga (1 fitore, 2 barazime), gjithashtu nuk ka shënuar gola në nëntë nga 11 duelet e fundit.
– Real ka fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Getafes në La Liga (B2 H1), pasi kishte fituar shtatë nga tetë vizitat e mëparshme në “Coliseum”.
– Reali i Madridit është skuadra që ka fituar më shumë herë (27) dhe ka shënuar më shumë gola (79) ndaj Getafes në La Liga.
– Real Madridi nuk ka fituar asnjë nga dy derbet e fundit të Madridit në La Liga. Herën e fundit që skuadra e bardhë shkoi më shumë ndeshje radhazi pa fituar kundër rivalëve të Madridit ishte në shtator 2019.
– Getafe nuk ka fituar asnjë nga 12 derbet e fundit madrilene në La Liga (5 barazime 7 humbje) dhe, nëse nuk fiton, do të regjistrojë serinë më të keqe pa fitore kundër rivalëve madrilenë në të gjithë historinë e tyre në La Liga.