Ja rekordi negativ që vendosi mbrëmë

Futboll

Ja rekordi negativ që vendosi mbrëmë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Dje në mbrëmje Liverpooli mori një fitore të madhe 4-1 ndaj Chelsea dhe vijon të qëndrojë në krye të tabelës.

Një nga lojtarët që ra më shumë në sy ishte Darwin Nunez, por ai nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës.

Sulmuesi uruguaian goditi katër herë shtyllën, duke përfshirë momentin që goditi 11-metërshin. Asnjë lojtar tjetër nuk ka goditur shtyllën katër herë në një ndeshje në historinë e Premier League, që kur kanë filluar të mbahen këto statistika.

Liverpooli nndërkohë mbetet në vendin e parë me 51 pikë në 22 ndeshje, pesë më shumë se Manchester City.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat