“Kisha mbledhur shumë informacione për Yidiz përpara se ta thërrisja në ekipin kombëtar, e kisha parë në ekipin e Juves U-23, isha kurioz ta shihja.
“Më goditi që në momentin e parë, e futa në fushë menjëherë kundër Kroacisë: ishte i guximshëm, jo arrogant, më pëlqeu menjëherë qëndrimi i tij”.
Kështu ka folur Vincenzo Montella në një intervistë për Sky Sport. Trajneri i Turqisë e ka prezantuar kështu Inter-Juven, që përkon edhe me përballjen mes Calhanoglu dhe Yildiz.
Duke vazhduar të flasë për Yildiz, Montella shtoi:
“E testova në një miqësore kundër Gjermanisë dhe ai u përgjigj si një lojtar i madh.
Tani atij i duhet hapi i fundit për t’u bërë kampion; varet nga ai dhe rruga që do të marrë.
Në kontrollin e parë të topit ai është ndër më të mirët që kam parë, ai duhet të menaxhojë momentet e ndeshjes”.
Krahasimet e shkëlqyera janë të shumta dhe ndër më të shkëlqyerat dhe më lajkatarët është ai me Del Pieron, por Montella ecën me kujdes edhe për hir të Yildiz-it, të cilit i kërkohet vetëm të mbetet i fokusuar tek vetja:
“Shpresoj që ai të mund t’i afrohet asaj që Alex ka bërë në karrierën e tij. Sinqerisht, për mua është shumë herët për të bërë krahasime".