Futbollisti i kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës, Qëndrim Zyba, zyrtarisht huazohet të skuadra e njohur polake, Legia e Varshavës.
Një hap i madh në karrierë për Zybën.
Legia është prej skuadrave më të fuqishme në futbollin polak, që gjithmonë synon trofe.
"Ju njoftojmë se super mesfushori ynë dhe i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba, e vazhdon karrieren te skuadra prestigjioze e Legias së Varshavës.
Futbollisti huazohet te ekipi polak deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje të gjithë kartonit.
Klubi e falenderon Zybën për kontributin e madh që ka dhënë me ne, duke ndihmuar në arritjen e objektivave tona, kurse ne jemi të lumtur që si vatër e ngritjes profesionale të lojtarëve, krijojmë në vazhdimësi mundësi për ta që të arrijnë lartë e më lartë", njofton Ballkani.