Mbyllet në barazim 1-1 West Ham-Bournemouth.
Skuadra udhëtuese e gjeti shumë shpejt golin e avantazhit. Gabim i Kalvin Phillips në debutimin e tij me skuadrën e David Moyes dhe gol i Dominic Solankes.
Vendasit reaguan dhe rikthyen baraspeshën pas një ore lojë.
West Hami fitoi një penallti dhe James Ward-Prowse nuk gaboi nga pika e bardhë. Duke evituar humbjen e skuadrës së tij.
Të dyja skuadrat u “pajtuan” me rezultatin 1-1 dhe në fund ndanë nga një pikë.
Ky ishte barazimi i tretë radhazi në kampionat për skuadrën londineze.
Ndërkohë, djemtë e spanjollit Iraola rikthehen të marrin pikë në Premier League pas dy humbjeve me Tottenhamin dhe Liverpoolin.