Pas periudhës së pushimit dimëror, klubet e futbollit në Kosovë i rikthehen garave këtë fundjavë, me ndeshjet e fazës së 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.
Katër ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa katër ndeshje tjera luhen të dielën, e të cilat pritet të sjellin emocione dhe rivalitet.
Këto janë duelet që zhvillohen të shtunën dhe të dielën:
E shtunë:
Feronikeli-Malisheva
Gjilani-Prishtina
Suhareka-Prishtina e Re
Vjosa- 2Korriku
E diel:
Drita-Rilindja
Dukagjini-Dinamo Ferizaj
Ballkani-Vëllaznimi
Trepça ’89-Llapi