Qëndrim Zyba prezantohet si lojtar i ri te Legia Varshava

Futboll

Qëndrim Zyba prezantohet si lojtar i ri te Legia Varshava

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 11:15
Qëndrim Zyba është prezantuar sot (e premte) si lojtar i ri i klubit polak, Legia Warszawa.

Mesfushori kosovar, Qëndrim Zyba është prezantuar sot (e premte) si lojtar i ri i klubit polak, Legia Warszawa.

Dje gjatë mbrëmjes, Ballkani konfirmoi finalizimin e marrëveshjes me klubin polak për Zybën.

Edhe pse gjatë gjithë javës u përfol për një shitje të plotë, kampioni i Kosovës zbuloi se marrëveshje ishte një huazim me të drejtë blerje.

Sot, Legia ka prezantuar blerjen e tyre të re, duke i uruar suksese në klubin e tyre.

“Përfaqësuesi 22-vjeçar i Kosovës, Qëndrim Zyba, dy herë kampion dhe fitues i kupës kombëtare, u huazua te Legia Warszawa për gjashtë muaj me mundësi blerjeje edhe për dy vjet e gjysmë. Suksese Qëndrim Zyba”, shkruan në postimin e tyre.

Pas prezantimit, Zyba ka thënë se është gati të jap më të mirën.

“Dua t’i jap Legias gjithë të mirat, të tregojë vetën në fushë dhe të fitoj zemrat e tifozëve me paraqitjet e mia të mira”, ka thënë mesfushori therandas.

E drejta e blerjes për njërin nga mesfushorët më të mirë në Kosovë viteve të fundit thuhet se është rreth 500 mijë euro

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat