SK Beveren do të mbështetet te sulmuesi Erdon Daci (25) për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Verdheblutë e kanë siguruar sulmuesin shqiptar nga Maqedonia e Veriut në formë huazimi për gjysmën e dytë të sezonit nga KVC Westerlo.
Daci nuk është i panjohur për futbollin belg, pasi ka luajtur një rol vendimtar në promovimin e Westerlos gjatë sezonit 2021-2022.
Erdon Daci e filloi karrierën e tij futbollistike në vendlindje te Vardari.
Në vitin 2017, ai kaloi te klubi turk Konyaspor, duke iu bashkuar fillimisht ekipit U21. Dy vjet më vonë, sulmuesi u promovua në ekipin e parë. Daci bëri 45 paraqitje për skuadrën turke, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë katër asistime.
Në verën e vitit 2021, sulmuesi u transferua në KVC Ëesterlo. Në sezonin e tij të parë, ai dëshmoi menjëherë vlerën e tij te Kemphanen, duke kontribuar në rikthimin e suksesshëm të Ëesterlo në Jupiler Pro League. Megjithatë, për shkak të një dëmtimi mungoi në sezoni i tij i dytë në Belgjikë.
Sidoqoftë, Westerlo u mbështet edhe një herë në shërbimet e sulmuesit këtë vit. Daci është paraqitur në trembëdhjetë ndeshje këtë sezon, duke e gjetur tre herë rrjetën. Ëesterlo e zgjati kontratën deri në vitin 2025, verën e kaluar.
Daci ka përfaqësuar vendin e tij në ekipe të ndryshme të të rinjve dhe debutoi me kombëtaren A më 17 tetor në një miqësore kundër Armenisë. Në ndeshjen e tij debutuese, sulmuesi shënoi menjëherë gjatë një paraqitjeje zëvendësuese.
Drejtori Sportiv Tom Van den Abbeele: “25-vjeçari Erdon Daci do të na bashkohet si huazim nga Westerlo për pjesën e mbetur të sezonit. Ai luajti një rol të rëndësishëm në promovimin e Westerlos gjatë sezonit 2021-2022 dhe u thirr gjithashtu si ndërkombëtar për vendin e tij.
Këtë sezon, Daci e ka dëshmuar edhe një herë veten si një lojtar i vlefshëm për KVC Westerlo, duke kontribuar me tre gola dhe një asistim në trembëdhjetë ndeshje”.
Daci do të jetë me numrin 10. Mirësevini në Freethiel, Erdon!.