Pas edicionit të parë të kursit “UEFA Goalkeeping B”, që rezultoi mjaft i suksesshëm e nga ku u diplomuan plot 30 trajnerë portierësh, Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur regjistrimet për edicionin e ri të këtij kursi.
Departamenti i Edukimit në FSHF fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për të qenë pjesëmarrës në kursin e portierëve , që do të nisë më 4 mars 2024.
Kursi do të zhvillohet në Tiranë (Qendra e Ekipeve Kombëtare në Kamëz) dhe do të jetë i ndarë në 5 blloqe dy ditore përgjatë 7 muajve të ardhshëm.
Pjesëmarrësit në këtë kurs do të jenë trajnerë portierësh nga klube të ndryshme shqiptare, por edhe disa stafet nga ekipet kombëtare të moshave, të cilët do të kenë mundësi të marrin leksione nga emra shumë të njohur të fushës së trajningut të portierëve jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Europë.