Mund të jetë ndoshta lëvizja më surprizuese e viteve të fundit në futbollin shqiptar.
Moustapha Ba te Besa është një lajm që askush nuk priste ta dëgjonte e jo më ta besonte, sidomos për shifrën që u ble.
Kavajasit shokuan të gjithë duke blerë kartonin e bomberit nga Trepça në Kosovë për plot 100 mijë euro.
Një shumë jashtëzakonisht e lartë për një klub që militon në vendin e parafundit të Kategorisë së Parë.
Në medie u përfol se në prapaskenë qëndron Tirana që në një mënyrë apo në një tjetër, ka arritur një marrëveshje parimore për ta marrë në verë kur t’i hapet merkato. Mirëpo, në njoftimin zyrtar të klubit verdhezi thuhet se Moustapha Ba është pjesë e rëndësishme e projektit.
“FC Besa ka arritur marreveshje me KF Trepcen per blerjen e kartonit te qender sulmuesit Moustapha Ba. Lojtari ka firmosur per 3 vite dhe pritet te jete nje pjese e rendesishme e projektit tone”, shkruan klubi.