Klubi zviceran publikon marrëveshjen me Dritën

Futboll

Klubi zviceran publikon marrëveshjen me Dritën

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 14:58
Ensar Huruglica

Ensar Huruglica do të jetë përforcimi më i ri i Dritës.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi zvicerian SC Kriens i cili garon në Ligën e Tretë të Zvicrës

Huruglica është nga Gjilani dhe luan në pozitën e mesfushorit defansiv.

“Ensari dëshiron ta shfrytëzojë rastin dhe t’i bashkohet ligës më të lartë të Kosovës.

Ky është një hap i madh për një lojtar të ri, por ne nuk duam ta pengojmë.

Së bashku me Ensarin, kemi vendosur që ta ndërpresim kontratën e tij në Kleinfeld menjëherë, në mënyrë që t’ia mundësojmë lëvizjen jashtë vendit, thotë menaxheri sportiv i SCK, Marco Wiget.” thuhet në njoftim.

20-vjeçari në Transfermarkt vlerësohet me 75 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat