Milani do të përballet në transfertë me Frozinonen nesër në orën 18:00 në “Benito Stirpe”, dhe në prag të këtij dueli trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.
Ai u ndal tek thashethemet që Antonio Konte mund të ulet në pankinën e Milanit.
Të shqetëson që flasim për Conten?
“Nuk më shqetëson aspak, më mërzit pak, por kjo është krejt normale në futbollin modern…
Dy kolegë njoftuan 5 muaj më parë braktisjen e pozitave prestigjioze.
Ajo që ka rëndësi është që lojtarët e mi dhe unë duam të demonstrojmë vlerën tonë deri në fund të sezonit, pastaj do të shohim”, tha Pioli.