Liria e Prizrenit ka prezantuar edhe dy futbollistë tjerë.
Është fjala për Valmir Berishën e Arbër Bashën.
“Valmir Berisha vishet ‘bardhezi’.
Sulmuesi me përvojë të madhe ndërkombëtare, Valmir Berisha, do t'i prijë sulmit të Lirisë.
Ai, pritet të jetë tmerri i portave rivale.
Cilësitë i dëshmoi gjatë fazës përgatitore.
Ka bërë karrierë në Itali me Romën, Greqi me Panathiniakos, Suedi etj.
Vije nga kampionati rumun, ku luajti herën e fundit.
Do të bartë fanelën me nr.9.
Basha, 10-shi i skuadrës
Arbër Basha, vije nga Kukësi, që me përvojën e tij të ndihmojë skuadrën drejt objektivit.
Ai, tashmë ka firmosur me FC Liria”, njofton FC Liria.