Real Madrid ka lajmëruar arritjen e marrëveshjes së sponsorizimit me kolosin amerikan të informatikës HP.
Logoja e kompanisë së njohur do të shfaqet në mëngën e fanellave të klubit Merenge në këmbim të 70 milionë eurove në sezon, siç ka bërë të ditur spanjollja AS.
“Me këtë marrëveshje, HP do të bëhet marka e parë në 121 vitet e historisë së klubit që do të ketë logon e saj në mëngën e fanellës”, ka lajmëruar klubi në një komunikatë për shtyp.
Los Blancos nuk ka specifikuar kohëzgjatjen e marrëveshjes.