Shaban Memeti është futbollist i talentuar nga Kumanova, i cili para pak ditësh është angazhuar te Bashkimi.
Memeti dje ka pranuar ftesën nga Kombëtarja e Shqipërisë U-19.
Në këtë mënyrë ai po trason rrugën e dajës së tij, Taulant Seferi, i cili është pjesë e Kombëtares shqiptare.
Memeti mezi e ka pritur ftesën. Madje, në një intervistë për Open-TV pati deklaruar se ëndërron fanellën kuqezi dhe se do të shkojë rrugës së dajës së tij. Dhe, ja ëndrra po i bëhet realitet.
Memeti duhet të jetë në grumbullim treditor nga 05-07 shkurt 2024 në hotel “Tropikal Resort” në Durrës.
Lajmin për ftesën e Memetit e ka publikuar edhe faqa zyrtare e KF Bashkimi.