Goditja më e pazakontë në botën e futbollit gjatë merkatos së janarit është realizuar në Portugali.
Lank Vilaverdense, skuadër e kategorisë së dytë, ka marrë një sulmues 45-vjeçar që nuk ka luajtur kurrë mes profesionistëve.
Bëhet fjalë për Courtney Reum, biznesmen i njohur amerikan, kunati i Paris Hilton.
Lajmi është dhënë nga media portugeze Record.
Courtney është vëllai i Carter, burri i milioneres. Të dy janë martuar nga nëntori i 2021-shit.
Por nuk mbaron me kaq: klubi, në fakt, i ka besuar edhe një Sherwin Dandey, nip i Clarence Seedorf, ish-mesfushor i historik i Milan-it dhe Holandës.