Lewandowski shpjegon mungesën e golave

Futboll

Lewandowski shpjegon mungesën e golave

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 17:48
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon. Bomberi polak, ashtu si edhe skuadra e Barcelonës vuan mungesën e vazhdimësisë dhe në një intervistë të fundit për mediat polake, theksoi se në vitin 2023 humbi “dritën” dhe pësoi një rënie fizike.

“Në vitin 2023 u ndjeva i dobët jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë psikologjik. Në atë vit, u duk sikur çdo e keq u bë bashkë dhe më preku shumë.

U desh shumë kohë që të rikuperoja dhe të gjeja sërish versionin më të mirë, futbolli nuk është i lehtë dhe nuk mjaftojnë disa ditë për të kaluar momentet e këqija.

Ndonjëherë duhen shumë javë për t’ia dalë. Padyshim, viti 2023 ishte një vit ku unë humba ndriçmin”, u shpreh 35-vjeçare.

Në 30 ndeshje këtë sezon me Barcelonën në të gjitha kompeticionet, sulmuesi ka shënuar 13 gola ndërsa ka asistuar edhe në gjashtë raste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat