Laçi do të luajë përballë Vllaznisë ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abisssnet Superiore”.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Laçit do të luhet të dielën në orën 13:30.
Në ndeshjet e luajtura mes këtyre ekipeve në dy fazat e para të këtij sezoni të Superiores, Laçi ka trimfuar një herë, ndërsa sfida e tjetër ka përfunduar në barazim. Por një “makth” për shkodranët është Mirel Josa.
Trajneri i kurbinasve ka rezultate pozitive përballë Vllaznisë. Në 26 ndeshje si trajner të zhvilluara përballë shkodranvë, Jos aka fituar 14 prej tyre.
Ndërsa 7 ndeshje i ka humbur dhe 5 kanë përfunduar në barazim.
Vllaznia nuk kërkon vetëm 3 pikët, por dhe “hakmarrje” ndaj Mirel Josës.