Liria e Prizrenit ka emëruar kryetrajnerin e ri.
Prizrenasit janë as në tokë dhe as në qiell duke marrë parasysh renditjen në fund të tabelës me 9 pikë në elitën e futbollit të Kosovës, i pret një pranverë e nxehtë.
“Arrin kryetrajneri Ali Gunes.
Të premten Ali Gunes, ka qen prezent në stërvitjen e FC Liria.
Ai, tashmë zyrtarisht do ta drejtoi skuadrën, në stinorin pranveror”, njofton FC Liria.
"Me angazhimin e trajnerit Gunes si dhe përforcimet e bëra, do të luftojmë shumë për të mbet në Superligë", ka thënë kryetari Valon Osmani.
Osmani, pohoi se brenda disa ditësh, priten edhe tre përforcime cilësore.
“Ndërkaq, Gunes ka kërkuar angazhimin e të gjithë akterëve, për të arrit qëllimin.
Ai, ka premtuar shumë punë e disiplinë”, - thuhet nga FC Liria.