La Liga hap hetim për Bellinghamin

Futboll

La Liga hap hetim për Bellinghamin

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 11:25
Pamje nga një ndeshje

Mesfushori i Realit të Madridit, Jude Bellingham rrezikon një dënim shembullor nga La Liga pas incidentit më të fundit ku është përfshirë. Gjithçka lidhet me ofendimet që anglezi i ka drejtuar bashkëkombasit të tij te Getafe, Mezon Grinud.

Siç raporton “Cadena SER”, mendohet se Bellingam e ka etiketuar ish-lojtarin e Junajtidit “përdhunues” nisur nga historitë e vjetra të tij.

Një gjë e tillë nuk është kapërcyer mirë nga La Liga dhe nga vetë klubi i Getafes që kanë kërkuar dënimin e Bellingamit me anë të provës televizive. Incidenti i supozuar ndodhi gjatë fitores 2-0 të Realit të Madridit në Getafe të enjten në mbrëmje.

Grinud iu bashkua Getafes në formë huazimi për një sezon nga Mançester Junajtid në shtator 2023. Ish-sulmuesi i Anglisë kishte qenë subjekt i një hetimi të brendshëm nga Junajtid pasi Prokuroria britanike (CPS) ndërpreu çështjen kundër 22-vjeçarit tani për tentativë përdhunimi, sulm dhe kufizim të lirisë.

LA LIGA – E para që ka reaguar ka qenë Getafe që ka kërkuar një hetim të çështje snë lidhje me incidentin e ndodhur të enjten në mbrëmje në “Coliseum”. Ajo ka kërkuar pezullimin e Bellingamit.

Ndërkohë që dhe La Liga është vënë në lëvizje. Sipas mediave spanjolle, La Liga ka kërkuar të pajtojë një specialist në leximin e gjuhës së buzëve për të mësuar më shumë rreth ofendimeve që Bellingam ka lëshuar në adresë të Grinud që duket se ka mbetur mjaft i prekur nga incidenti.

Në rast se do të konfirmoheshin fjalët e Bellingamit, me shumë gjasa ai do të përballej me një dënim shembullor në La Liga. Ndërkaq, nga Anglia, “Daily Mail” ka bërë me dije se ndoshta ofendimi i Bellingamit ka qenë ndryshe. Sipas tabloidit britanik mendohet që Bellingam t’i jetë drejtuar Grinudit me termat si “plehrë, fundërrinë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat