Drita përforcohet në sulm

Futboll

Drita përforcohet në sulm

Nga: K.G. Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 11:52
Pamje nga prezantimi

Drita e Gjilanit ka prezantuar përforcimin e ri në repartin e sulmit.

Drita ka synime të qarta, të fitojë titullin e kampionit të Kosovës.

“Samson Ebuka Obioha është lojtari ynë i ri 

Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e nigerianit Samson Ebuka Obioha.
Samson luan në pozitë e sulmuesit ku dy sezonet e fundit ishte pjesë e superligës finlandeze te ekipi i SJK Seinäjoki.

Samson sot është prezantuar para bashkëlojtarëve nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje lojtarit i cili më pas edhe zhvilloi stërvitjen e parë me ekipin.

Samsi do të jetë një forcë shtesë në repartin ofenziv dhe një alternativë më shumë për trajnerin Ramadani”; - njofton FC Drita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat