Kan përfunduar pjesët e para në katër ndeshjet e sotme të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.
Dueli më interesant, Gjilani-Prishtina është ende më tutje 0:0.
Megjithatë, Prishtina është me një futbollist më pak në fushë, pasi Kushtrim Gashi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 18-të.
Suhareka është duke avancuar 1:0 ndaj Prishtinës së Re, me golin e Mevlan Zekës në minutën e 16-të.
Malisheva po avancon 0:3 ndaj Feronikelit 74, e po ashtu edhe Vjosa po avancon 2:0 ndaj 2 Korrikut.