Njoftimi i Jurgen Klopp për largimin nga Liverpool në fund të sezonit bëri që të nisin aludimet për trajnerin e ardhshëm të “The Reds”.
Një ndër emrat që shihet më pranë kalimit te Liverpool është Xabi Alonso, që dikur ka qenë lojtar i kësaj skuadre, teksa aktualisht drejton skuadrën e Bayer Leverkusen, të cilin po e udhëheq drejt titullit të parë të Bundesliga.
I pyetur në konferencën për mediet për këtë çështje, Alonso theksoi se ai është totalisht i fokusuar te Leverkusen për momentin.
“Spekulimet janë normale, por unë jam i fokusuar te Bayer Leverkusen. Jam shumë i lumtur këtu, me këta lojtarë. Lajmi për Klopp ishte një surprizë, padyshim. Unë e respektoj dhe e admiroj për atë që bëri te Liverpool.
Për momentin po e shijoj atë që po bëj këtu, në Leverkusen.
Unë jam duke përjetuar një udhëtim të çmuar.
Nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas, por nuk më intereson të mendoj për të tani”-tha trajneri i Bayer Leverkusen në prag të ndeshjes ndaj Darmstadt.