Irani ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Azisë pasi ka mundur Japoninë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Education City" është mbyllur me rezultat 2-1.
Japonezët kanë gjetur golin të parët me Morita i cili ka tundur rrejtën në minutën e 28-te.
Megjithatë, Irani nuk është dorëzuar dhe e ka kthyer ndeshjen.
Mohammad Mohebi ka barazuar rezultatin në minutën e 55-të, ndërsa në minutën e 96-të, Alireza Jahanbakhsh ka siguruar fitoren për Iranin.