Drita ka zyrtarizuar edhe afrimin e dytë brenda ditës dhe të katërtin këtë afat kalimtar dimërorë.
Skuadra gjilanase ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Ensar Huruglica.
20-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit defensivë te Drita vije nga skuadra zvicerane SC Kriens. Ai më parë ka qenë edhe pjesë e grupmoshave te skuadra tjetër zvicerane Luzern.
"Ensar Huruglica kthehet në qytetin e tij të lindjes
Ensari bashkohet me ne si një djal i qytetit tonë me shumë potencial.
I rritur në Zvicër ku së fundmi ishte pjesë e ekipit të Kriens, Ensari shquhet si një djal me shumë potencial.
20 vjeqari është prezantuar nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje", njofton FC Drita.