Njihuni me formacionet zyrtare të Frosinone - Milan!
Milani ndeshet në transfertë me Frozinone në sfidën e javës së 23-të të Serisë A italiane.
Kuqezinjtë e Piolit kërkojnë tre pikët e radhës në kampionat për të ruajtur pozitat në zonën Champions dhe të shpresojë që Interi e Juvja të lënë pikë në mënyrë që të futen sërish në garën për titull.
Nga ana tjetër, skuadra e Di Françeskos kërkon që të ruajë distancën me skuadrat që po luftojnë për mbijetesën.