Boksierët e Kosovës janë në presion të turneut në Bullgari.
Boksierët synojnë medalje në turneun e madh.
Në këtë turne përveç që boksojnë boksierët tanë, drejtësinë do të ndajë edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
"Sot u hodh shorti i turneut më të madh ndërkombëtar “Strandja, ku nesër me 4 shkurt në sesionin e parë nga ora 15.00. i pari në ring ngjitet 54 kg Bashkim Bajoku që bokson kundër boksierit nga Uzbekistani Nortojiev Khujanazar.
Me 5 shkurt 60 kg.Donjeta Sadiku për kundërshtare ka boksieren nga Mongolia Monkhor Namuun.
Me 7 shkurt 71kg Loris Idrizi bokson ndaj algjerianit Makhelouf Muhamed dhe me 8 shkurt 86 kg Taulant Jakupi me ukrainasin Bogdan Tolmachov”, njofton FBOXK.