Sebastian Spahiu ka qenë protagonist në barazimin 1-1 të Egnatias ndaj Partizanit, teksa ka shënuar sot golin e parë të sfidës për rrogozhinasit.
“Jam shumë i kënaqur me golin, me skuadrën në pjesën e dytë. Luajtëm shumë mirë, por përsëri mirë, shpresoj të shënoj sërish. Të them të drejtën isha shumë i mërzitur në fund, po kështu e ka futbolli.
Oferta në janar? Kam luajtur 45 minuta me Laçin dhe nuk bën më shumë se dy skuadra, rregull i FIFA-s.
Është e thjeshtë kur stërvitesh e luan me lojtarë me kualitet. Egnatia ka bërë skuadër kualiteti dhe ndaj është më e thjeshtë të luaj mirë.
Ekipi më i fortë? Për mendimin tim po. Në pjesën e parë Partizani me të vërtetë luajti mirë, por në pjesën e dytë u çuam pak nga gjumi dhe e treguam vetë në fushë.
Ambicia dihet, duam të fitojmë kampionatin dhe Kupën. Nuk mendoj shumë për të ardhmen, por ndeshje pas ndeshje, në stërvitje, për të dhënë 100%”, theksoi për “MCN” pas sfidës Spahiu.