Xavi: Ishim skuadër e pjekur, Lamine është një talent i lindur

Futboll

Xavi: Ishim skuadër e pjekur, Lamine është një talent i lindur

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 21:28
Xavi Hernandez

Xavi Hernandez i gëzohet fitores së dytë radhazi në La Liga që pas njoftimit se do ta mbyllë me Barcelonën në fund të sezonit:

“Fitorja është gjithmonë pozitive. Pas vendimit për ta mbyllur në fund të sezonit, janë dy fitore. Ky është reagimi i skuadrës.

U shfaqëm efektivë, diçka që na ka munguar gjatë sezonit.

Ndjesia ime është që sot ishim një skuadër e pjekur, solidë në prapavijë.

Goli i pësuar më shkaktoi shumë zemërim. Ata nuk na përqendruan dot, ne mbrojtëm dobët zonën.

Kjo më zemëroi. Momenti i vetëm negativ ishte goli i pësuar. Po largohem shumë i kënaqur.

Kartoni i kuq për Vitor Roque: “Është një gabim i arbitrit ndaj nesh. Vitor shënoi një gol dhe na dha thellësi.

Përjashtimi është shumë i padrejtë. Skuadra e meritonte këtë fitore”.

Lamine Yamal: “Është një talent i lindur. Ai dhuron spektakël.

Shumë pak futbollistë shfaqen me cilësitë që ai ka. Është vetëm 16 vjeç, por ndihmon, ka një talent natyral kafshëror…”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat