Kristian Shpendi vazhdon të shkëlqejë në futbollin italian.
Sulmuesi i shpresave të Kombëtares shqiptare doli të jetë protagonisti kryesor në fitoren 1:0 të Cesenës kundër ekipit të Fermana në Serinë C italiane.
Ishte ky goli i 14-të sezonal për Shpendin, i cili është lider në listën e golashënuesve në Serie C – Grupi B, aty ku Cesena e tij udhëheq tabelën e klasifikimit me 59 pikë, 9 më shumë se skuadra e vendit të dytë, Torres.
Ishte kjo fitorja e 18-të sezonale për Cesenën, skuadër kjo në 24 xhirot e deritanishme ka registruar vetëm një disfatë.