Klinsmann: Një lojtar më pëlqen më shumë se të tjerët

Futboll

Klinsmann: Një lojtar më pëlqen më shumë se të tjerët

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 15:22
Jurgen Klinsmann

Ka qenë edhe Jurgen Klinsmann mes protagonistëve të emisionit zikaltër MatchDay Programme në ditën e Inter-Juventus.

Ish-sulmuesi gjerman ka kujtuar 40 golat e shënuar me zikaltrit, mes të cilëve edhe golin e 2-1 kundër Juventus-it 35 vite më parë:

“Sigurisht që e kujtoj atë gol, ka nisur nga një rivënie fundore e Zenga-s, më pas kam shënuar duke përfituar nga një spondë.

Më shumë se golin, unë kujtoj shpërthimin e San Siro-s, ishte fantastike”, ka thënë Klinsmann.

Në lidhje me Inter-in aktual:

“Ky Inter më pëlqen, është një grup i bashkuar që do të bëjë mirë, duket që skuadra ka shumë uri dhe ka lojtarë të mirë, si Barella, më pëlqen shumë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat