Elbasani do të luajë ditën e sotme përballë Flamurtarit, ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë së Parë.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” do të startojë në orën 17:00.
Në prag të kësaj sfide ka folur Hektor Idrizaj, lojtar i cili ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë”.
“Unë falenderoj klubin që më dha kohën e duhur për të reflektuar në këtë zgjedhje.
Është zgjedhja më e vështirë në karrierën e një futbollisti. Por nga dëmtimet e një pas njëshme u detyrova të marr këtë vendim. Momentet më të bukura janë fitimi i trofeve, do të veçoja atë me Partizanin.
Ndërsa momenti më i keq ai në derbin Tirana-Partizani ku pësova një dëmtim që më la jashtë rreth 1 vit”, u shpreh fillimisht Idrizaj.
“Të pensionohesha para Flamurtarit, ekipit të qytetit tim të lindjes ishe koecidencë e bukur.
Me këtë super ambient sot që është një vitrinë e Kategorisë së Parë, por edhe e Superligës”, tha më tej Hektor Idrizaj.
“E ardhmja? Gjej rastin të falenderoj Elbasanin.
Në boshtin e tij vertikal që nga kryetari i Bashkisë, presidenti dhe gjithë stafi më ndihmuan dhe jam shumë mirënjohës për këtë mundësi që më dhanë.
Trofe me Flamurtarin? Është pak e vështirë që nuk kam fituar, do ishte gëzim i dyfishtë.
Nuk munda, ka dhe pengje në karrierë”, shtoi mbrojtësi.
“Këto 2-3 javë ka qenë kjo lufta kam vdekur apo jo nga ana sportive. Shpresoj të ketë sa më pak dëme në ndërgjegje”, mbylli fjalën e tij Hektor Idrizaj.