Ish-mesfushori Valon Behrami i ka dalë në mbrojtje trajnerit të Milan-it, Stefano Pioli, pas fitores 3-2 të kuqezinjve në fushën e Frosinone-s.
Ai ka thënë për DAZN: “Të flasësh në këtë moment për trajnerin e ri të Milan-it, si Milan-i të ishte shumë mbrapa, më duket një mungesë respekti kundrejt punës së Pioli-t dhe rezultateve që po arrin.
“Loja nuk ka qenë gjithmonë e jashtëzakonshme, është e vërtetë, por Stefano i ka bërë ballë në mënyrën e duhur emergjencës së madhe të dëmtimeve.
“Vala mediatike kështu shkon, në kuptimin që trajneri duhet të ndryshohet gjithmonë në fundin e vitit”.