Osasuna ka pësuar humbje të thellë para shikuesve të vet, me rezultat 3:0 nga Celta Vigo.
Mysafirët në pjesën e parë konfirmuan se do të marrin tre pikë kur avancuan me 0:2 me golat e futbollistëve Larsen (24') e de la Torre (25').
Futbollisti Douvikas në minutën e 90-të vulosi fitoren në 0:3.
Pas javës së 23-të në kampionatin spanjoll, Celta zë vendin e 16-të me 20 pikë e Oasuna në të 12-tin me 26.