Futbollisti nga Kosova, Edon Zhegrova, sot ka shkëlqyer në fanellën e Lilles, e cila e ka mposhtur me rezultat 4:0 Clermontin.
Zhgreova shënoi gol spektakolar nga distanca në minutën e 40-të për 4;0, ndërsa asistoi në golin e dytë në minutën e 24-të.
Zhegrova është vlerësuar me notën 8.7 nga faqja e specializuar “Sofascore”.
Lojtar i ndeshjes është Jonathan David i Lilles me notë 9.2.
Elbasan Rashani, reprezentues i Kosovës, u paraqit nga minuta e 63-të për Clermontin dhe u vlerësua me notën 6.5.
Pas javës së 20-të në kampionatin francez, Lille renditet më vend të katërt m 35 pikë.