Arsenali ka shënuar fitore para shkuesve të vet, me rezultat 3:1 ndaj Liverpoolit.
Saka ka shënuar në minutën e 14-të, ndërsa Gabriel (45+3) në fund të pjesës së parë shënoi autogol për 1:1.
Në minutën e 67-të, gafa e portierit Alisson Becker, që del për të larguar topin, por nuk e bën dhe përfiton Martinelli, që e dërgon në rrjetë, 2:1.
Në minutën e 90+2, Trossard i jep goditje përfundimtare rivalit, 3:1.
Liverpooli kryeson me 51 pikë dhe ka dy më shumë se Arsenali që renditet në vend të dytë pas 23 jave në Premier League.